Lajme Zone
Dyshime për ndotje të ujit në Fushë-Arrëz, shtohen rastet e helmimeve! Banorët: Mban erë prej tre ditësh, priten analizat
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshime për ndotje të ujit në Fushë-Arrëz, shtohen rastet e helmimeve! Banorët: Mban erë prej tre ditësh, priten analizat

Disa raste me gastroenterit janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Fushë-Arrëz, ndërsa banorët dyshojnë se problemet lidhen me ujin e pijshëm. Sipas tyre, uji i çezmës mban erë prej disa ditësh

Disa raste me gastroenterit janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Fushë-Arrëz, ndërsa qytetarët dyshojnë se problemi mund të lidhet me ujin e pijshëm. Mjeku i Qendrës Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, Nikolin Bardhoka, tha se rastet janë evidentuar dhe janë njoftuar strukturat përkatëse. Ai sqaroi se nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për një virozë apo për një shkak tjetër. LEXO edhe...Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmet ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh Sipas tij, pacientët nuk kanë qenë në gjendje të rëndë. Ndërkohë, banorët shprehen se prej tre ditësh uji i çezmës ka pasur erë, ndërsa sot, sipas tyre, është hedhur klor në rrjet dhe uji nuk pihet për shkak të erës së fortë. Njësia e Kujdesit Shëndetësor ka marrë kampione të ujit për analiza, por rezultatet ende nuk janë bërë të ditura. Lajmi në përditësim U.D/ReportTv.al uje helmim fushe arrez puke Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2758 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?