Lajme Zone
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja Rezana Çeliku!
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja Rezana Çeliku!

Edhe pse nuk kishte një formim profesional si aktore, Çeliku hyri në botën e filmit dhe spektaklit thuajse rastësisht. Natyrshmëria, elokuenca dhe prania e saj në ekran tërhoqën vëmendjen e regjisorëve të kohës, duke i hapur rrugën drejt kinematografisë.

Aktorja Rezana Çeliku, në filmin “Një djalë dhe një vajzë” E njohur për publikun gjatë viteve ’70 dhe ’80, Çeliku interpretoi në disa filma shqiptarë dhe prezantoi festivale rinore në Televizionin Shqiptar Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Edhe pse nuk kishte një formim profesional si aktore, Çeliku hyri në botën e filmit dhe spektaklit thuajse rastësisht. Natyrshmëria, elokuenca dhe prania e saj në ekran tërhoqën vëmendjen e regjisorëve të kohës, duke i hapur rrugën drejt kinematografisë.

Përpara interpretimeve në filma, ajo ishte shfaqur edhe në Televizionin Shqiptar, ku kishte prezantuar disa festivale rinore.

Rolet që e bënë të njohur për publikun

Rezana Çeliku interpretoi në disa prodhime të kinematografisë shqiptare. Një prej roleve të saj të njohura ishte ai i partizanes në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut.

Ajo interpretoi gjithashtu rolin e mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”, duke u bërë një fytyrë e njohur e ekranit të asaj periudhe. Rezana Çeliku gjatë rolit te 'Zonja nga qyteti' Në vitin 1989, Çeliku u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku luajti rolin e një centralisteje. Personazhi i saj përfshihej në një marrëdhënie me një djalë më të ri në moshë, një rol që në kontekstin shoqëror të kohës u konsiderua i guximshëm dhe shkaktoi diskutime.Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.

Nga kinematografia në administratën publike

Jeta profesionale e Rezana Çelikut nuk u kufizua vetëm te ekrani. Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në fshatrat e Tiranës, ajo ndoqi një tjetër rrugë profesionale.

Çeliku u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe më pas vijoi karrierën në administratën publike.

Për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës, duke zhvilluar kështu një karrierë të dytë larg kinematografisë.

Pavarësisht largimit nga filmi, rolet e interpretuara prej saj mbetën pjesë e krijimtarisë kinematografike të periudhës kur ajo ishte aktive.

Me ndarjen nga jeta të Rezana Çelikut, kinematografia dhe ekrani shqiptar humbin një prej figurave të një brezi që u bë pjesë e kujtesës së publikut përmes filmave dhe televizionit.rezana Çeliku #ndahet nga jeta odisea Çipa f5207be7924d11693969b595978773ec revista 768x577 rezana film2 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Nga spitali psikiatrik te suksesi botëror: historia e jashtëzakonshme e Paulo Coelho 18 Gusht 2026, 14:2114:21Kulture “U ngrit nga liqeri i lëmuar në qiellin e thellë blu”/ Kiço Londo përkujton Gjergj Xhuvanin në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta 17 Gusht 2026, 13:2613:26Kulture Si të përballemi me të renë që po vjen? Dy këshilla nga Isokrati dhe Demosteni 14 Gusht 2026, 19:0919:09Kulture Ndahet nga jeta Osman Buzo, aktori dhe regjisori që i kushtoi mbi 40 vite Teatrit të Kukullave në Gjirokastër 14 Gusht 2026, 16:2916:29Kulture Eklipsi i qiellit dhe eklipsi i njeriut 14 Gusht 2026, 09:0109:01Kulture Eurovision ndryshon gjithçka: Vendet në konflikt rrezikojnë organizimin, rritet mosha dhe kufizohen performancat playback 13 Gusht 2026, 14:0914:09Kulture