Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, diplomati e publicisti Bashkim Zeleni, është ndarë ditën e sotme nga jeta. Bashkim Zeneli ka patur një angazhim të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai e nisi karrierën si përkthyes i gjuhës gjermane dhe më pas si gazetar e analist i çështjeve të politikës së jashtme. LEXO EDHE:Foto e rrallë: Kur udhëheqësit e PS takonin themeluesin e UÇK-së në 1992 Në vitin 1991 u përfshi në politikë si sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste dhe për dy legjislatura u zgjodh deputet. Në vitet 1998–2002 ai shërbeu si ambasador I Shqipërisë në Gjermani dhe më pas, deri në vitin 2005, si ambassador në Greqi. Në vitin 2018, Presidenti i kohës Ilir Meta i akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Ai ka marrë po ashtu dhe vlerësime të tjera, si titulli “Qytetar Nderi” i Athinës dhe medalja e artë “Zgalemi i Lirisë”. Bashkim Zeneli ishte gjithashtu autor i disa botimeve, të cilat reflektonin eksperiencën e tij si diplomat. Mes tyre spikasin librat “Miqësi e trazuar” mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe “Për Gjermaninë” Përmes një reagimi në rrjetete sociale, kryeparlamentari Niko Peleshi ka shkruar se Zeneli i kushtoi jetën shërbimit publik. Reagimi i Peleshit: I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, diplomat dhe publicist, intelektual i radhëve të hershme në Partinë Socialiste, i cili i kushtoi një jetë të gjatë shërbimit publik. Me kontributin politik, veprimtarinë parlamentare dhe në detyrën e ambasadorit në Gjermani e Greqi, Bashkim Zeneli dha një kontribut të çmuar për vendin dhe për forcimin e miqësisë me fqinjët dhe partnerët e Shqipërisë. Me shkrimet dhe kujtimet e tij, ai la gjithashtu një dëshmi të vyer për historinë e diplomacisë shqiptare. Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe! R.Xh / U.D A.Hl Shqiptarja.com TAG: bashkim zeneli Komente Komento bukurie: 30/10/2026 11:57 E kam njohur vetem nga aktiviteti i tije politik i nenceur dhe i moderuar neper organizime politike dhe nderkombetare te Ps ne televizione nje burre i mencur qe te majtes do ti mungoi ngushllime familjes. Përgjigju Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

