Lajme Zone
Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut

Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italiane dhe evropiane. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin e palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve kryesore ndërkombëtare.

Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italiane dhe evropiane. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin e palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve kryesore ndërkombëtare. Për dekada me radhë, Bonino u bë simbol i betejave sociale, e njohur gjerësisht për protestat, rezistencën dhe grevat e saj të urisë. Karriera e saj shtrihej nga aktivizmi i hershëm për të drejtat e njeriut e deri te pozicionet më të larta drejtuese në diplomacinë dhe institucionet e shtetit Italian. Përveç angazhimit politik, ajo mbeti gjithmonë besnike parimit të autonomisë personale. Në një intervistë për revistën Vanity Fair, ku kishte folur për konceptin e saj mbi jetën dhe vdekjen, Bonino kishte nëvizuar rëndësinë e të drejtës për të vendosur vetë: “Nuk mendoj kurrë për vdekjen. Por sigurisht që kam bërë testamentin biologjik dhe e di se, kur të vijë momenti, dua të vendos vetë. E lirë deri në fund,” — ishte shprehur ajo. Emma Bonino do të kujtohet si një nga zërat më të fortë të reformizmit, e cila i kushtoi jetën mbrojtjes së lirive individuale, barazisë gjinore dhe shtetit të së drejtës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb