Lajme Zone
Ndahet nga jeta diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Zeneli ka ushtruar gjatë karrierës së tij profesionin e gazetarit dhe publicistit, ndërsa më pas është angazhuar në politikë dhe diplomaci. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador në Gjermani e Greqi.

Bashkim Zeneli Diplomati dhe publicisti Bashkim Zeneli ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare në një spital jashtë vendit. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, si dhe mbajti detyrën e deputetit në Kuvend. Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë Shqipërisë.

Zeneli ka ushtruar gjatë karrierës së tij profesionin e gazetarit dhe publicistit, ndërsa më pas është angazhuar në politikë dhe diplomaci. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador në Gjermani e Greqi.

Zeneli ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste.

Gjatë shërbimit diplomatik, ai u angazhua në marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë dhe Greqinë. Përvoja e tij në diplomaci u pasqyrua edhe në shkrimet dhe kujtimet që botoi mbi politikën e jashtme shqiptare.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin në politikën e jashtme, gazetari, publicistikë dhe për shërbimin si deputet e ambasador.

Kush ishte Bashkim Zeneli?

Bashkim Zeneli i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij shërbimit publik, politikës dhe diplomacisë shqiptare. I diplomuar në Drejtësi, Zeneli ka punuar fillimisht si përkthyes i gjuhës gjermane, përpara se të angazhohej në gazetari dhe analizën e politikës së jashtme. Pas vitit 1991, ai u përfshi në politikë, duke mbajtur detyrën e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura dhe shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Karriera e tij diplomatike përfshiu dy prej posteve më të rëndësishme për përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit. Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe më pas në Greqi, në periudhën 2002–2005.

Gjatë misionit diplomatik në Gjermani, ai u angazhua veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Ndërsa në Greqi, puna e tij u përqendrua në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetonte atje.

Kontributi i tij u vlerësua edhe me disa çmime dhe dekorata. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Zeneli u vlerësua gjithashtu në Gjermani për kontributin e tij diplomatik, u shpall “Qytetar Nderi” i Athinës dhe mori medaljen e artë “Zgalemi i Lirisë”.

Përvoja e tij diplomatike dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë u pasqyruan edhe në librin e tij “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi zhvillimet dhe sfidat e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Me angazhimin në gazetari, politikë, parlament dhe diplomaci, Bashkim Zeneli la pas një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve dhe përfaqësimit të Shqipërisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Transferimi i Veliajt në Fier, Ministria e Drejtësisë urdhëron inspektimin e 24 lëvizjeve në burgje 30 Tetor 2026, 11:1711:17Aktualitet SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera 30 Tetor 2026, 11:0711:07Aktualitet Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit "Sante Plus" në Tiranë 30 Tetor 2026, 09:5709:57Aktualitet Klodiana Lala: Transferimi i Veliajt dhe Ergys Agasit në Fier nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin 30 Tetor 2026, 09:4409:44Aktualitet BIRN: Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’! 30 Tetor 2026, 08:1008:10Aktualitet Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, 66 shqiptarë u përzgjodhën për operacione kundër regjimit komunist 30 Tetor 2026, 07:5407:54Aktualitet