Lajme Zone
Ndahet nga jeta Besnik Çota, legjenda e KF Sopotit
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta Besnik Çota, legjenda e KF Sopotit

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i KF Sopotit, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku po trajtohej prej kohësh, ndërsa vuante nga probleme serioze shëndetësore dhe i ishte nënshtruar dializës.

I konsideruar si një nga futbollistët më të mirë në historinë e klubit librazhdas, Çota ishte një nga figurat simbol të Sopotit në vitet ’90. Si mesfushor organizator dhe kapiten për 12 vite, ai la gjurmë të rëndësishme në sukseset e skuadrës, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar vijoi kontributin e tij si trajner i ekipeve zinxhir dhe i skuadrës së parë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur komunitetin sportiv dhe qytetin e Librazhdit. Në një mesazh lamtumire, KF Sopoti e cilësoi Besnik Çotën si një nga njerëzit që i dha më shumë klubit, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve dhe se qyteti do të jetë përherë mirënjohës për kontributin e tij në futboll.