Lajme Zone
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore
Të tjeraTop Channel

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët vepronin nën komandën dhe kontrollin e Aleancës, pasi ai hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë.

Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët vepronin nën komandën dhe kontrollin e Aleancës, pasi ai hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë. Më herët gjatë ditës, autoritetet rumune njoftuan se një avion luftarak F-16 kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronin, duke e rrëzuar pasi ai kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit. We confirm that a drone has been shot down by Allied fighters under NATO command and control in Romanian airspace.

Read the full statement here: pic.twitter.com/VIbvlApvE3

— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) July 24, 2026 Në një deklaratë, NATO bëri të ditur se është hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa theksoi se Aleanca po bashkëpunon ngushtë me autoritetet rumune për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi origjinën e dronit apo qëllimin e hyrjes së tij në hapësirën ajrore rumune. Top Channel