Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Natë tmerri në Himarë! Zjarri 'përpin' 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)


Himara kaloi një natë tmerri mes flakëve të zjarrit që nisën në kodër dhe, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi pranë qytetit. Banesa e ullishte u përfshinë nga zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një ditë më pas, situata është përmirësuar ndjeshëm. Zjarri shpërtheu në lagjen nr. 1, pranë zonës së Bypass-it në Himarë, mbrëmjen e së premtes. Brenda pak orës

Himara kaloi një natë tmerri mes flakëve të zjarrit që nisën në kodër dhe, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi pranë qytetit. Banesa e ullishte u përfshinë nga zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një ditë më pas, situata është përmirësuar ndjeshëm. Zjarri shpërtheu në lagjen nr. 1, pranë zonës së Bypass-it në Himarë, mbrëmjen e së premtes. Brenda pak orësh, flakët zbritën nga kodra dhe iu afruan zonave të banuara. Shtatë banesa u dogjën, 3 prej tyre të banuara, por banorët dhe turistët ishin evakuuar në kohë. Flakët dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me ullishte. LEXO edhe...Trungje pemësh në flakë, tym dhe 4 autoambulanca në terren! Zjarri rrethon në formë U-je zonën e banuar në Himarë, disa persona të asfiksuar (VIDEO) Qyteti bregdetar, ende i mbushur me turistë, në mbrëmje ofroi një pamje kaotike. Banorë, pushues shqiptarë dhe turistë të huaj lanë banesat dhe hotelet, duke u larguar drejt zonave më të sigurta, ndërsa flakët ndriçonin kodrat përreth Himarës. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili e ndoqi situatën hap pas hapi deri në orët e para të mëngjesit, mori edhe dëshmitë e banorëve që përjetuan nga afër natën e zjarrit. Banorët tregojnë se kaluan momente të vështira, ndërsa flakët iu afruan shtëpive dhe turistët u larguan me valixhe drejt zonave më të sigurta. “Të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë pyetur kur mund të kthehen dhe nëse është e sigurt”, thotë Genta Ramaj. “Erdhi zjarri nga lart, mezi kemi ikur me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë. Hapëm çezmat dhe vaditëm gjithçka, pastaj morëm makinat dhe ikëm. Turistët i pamë të gjithë të largoheshin me valixhe”, thotë një banore tjetër. Sot situata është përmirësuar, zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të vatrave. Në terren vijojnë të jenë forcat e ushtrisë, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një helikopter. Në Himarë ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Mbrëmjen e së premtes në zonë ishin ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, si dhe strukturat lokale. Dhjetëra forca zjarrfikëse nga qytete të ndryshme të vendit u angazhuan gjatë gjithë natës në Himarë, në një betejë të vështirë me flakët që përhapeshin me shpejtësi për shkak të erës. Lajmi në përditësim.... Ora 08:00 Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë momentet e frikës: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe Banorët e Himarës tregojnë momentet e vështira teksa flakët iu afruan banesave, ndërsa turistët u evakuuan për siguri. Ata thonë se luftuan edhe për shuarjen e zjarrit, ndërsa tani situata është normalizuar. “Situata është normalizuar, kaluam momente të vështira por sikur çdo gjë u normalizua. Unë kam ambiente shërbimi, të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. I thamë të zbresin poshtë në qendër derisa të qetësohet gjendja, e po të duan të kthehen në akomodim i presim. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë çuar mesazhe kur mund të vijmë dhe nëse është e sigurt të vijmë aty. Presim të vijë dhe energjia që të kthehemi sadopak në normalitet”, thotë një banore.“Me çezma në dorë e stabilizuam situatën. A erdhi zjarri nga alrt, na erdhi këtu, mezi kemi iku me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia. Kushërira më njoftoi se lart po digjen 2-3 shtëpi, ishalla se janë me fëmijët vetëm, po luftojnë me ujë të shkretët. Po shuaja zjarrin edhe unë me kushëririn. Nga ora 19.30-20,00 na njoftuan dhe me sekonda hapëm çezmat. Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, tha një banore tjetër. Share Ora 07:43 Zjarri në Himarë, momenti kur një banesë përpihet nga flakët (VIDEO) Report Tv sjell momentin një një banesë përpihet nga flakët në Himarë. Deri më tani raportohet për 7 banesa të djegura, 3 prej tyre të banuara. 2 të moshuar u shpëtuan nga një banesë që u shkrumbua nga flakët. Share Ora 07:39 Zjarret në Fier/ Flakët përhapen drejt Peshtanit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO) Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në Fier. 90 trupa të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës kanë nisur ndërhyrjen në vatrën në Frakull, ku flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe ka prani të lartë tymi. Në terren ndodhen edhe 7 mjete zjarrfikëse, ndërsa ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri.Vatra vijon të përhapet edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një terren të vështirë, por aktualisht larg zonave të banuara. 6 fshatra u shkrumbuan dje nga flakët në qarkun e Fierit. Share Ora 07:34 Zjarri në Himarë, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve (VIDEO) Në Himarë ka nisur ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e të gjithë vatrave të zjarrit. Deri më tani situata paraqitet më e qetë, ndërsa zjarri që kërcënoi banesat dhe bëri që të evakuohen banorë e turistë, u vendos nën kontroll vetëm rreth orë 02:00 të mëngjesit. Share SI.E./ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.4% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.3% Vota total: 3394 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?