Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shtëpi dhe pemë të shkrumbuara! Vijon të jetë aktiv zjarri në Himarë, Prefektja e Vlorës: Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara


Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme territorin e Bashkisë Himarë vijon të jetë aktiv në disa zona, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme territorin e Bashkisë Himarë vijon të jetë aktiv në disa zona, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Helikopterët po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe izoluar vatrat aktive. Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura, së bashku me forca të shumta zjarrfikëse nga Himara, Delvina, Vlora dhe Saranda. Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, deklaroi se rreth 170 efektivë janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit. Sipas saj, situata në orët e para të mëngjesit është përmirësuar dhe aktualisht konsiderohet nën kontroll. “Jemi sërish në terren duke monitoruar situatën me të gjitha forcat që janë prezent që nga mbrëmjen e djeshme, ku kemi marrë sinjalizimet. Janë angazhuar forcat e MSZH-së së Himarës dhe kanë ardhur në ndihmë forcat nga Delvina, Vlora dhe Saranda, si edhe Forcat e Armatosura. Janë rreth 170 efektivë të përfshirë në këtë operacion”, tha Alushi. Ajo bëri me dije se gjatë natës ka pasur rrezik në zonën e Potamit, por aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Operacioni është përqendruar kryesisht në kodrën e Pilurit, ku vijon puna për izolimin e flakëve.

“Dje patëm një risk në zonën e Potamit, por nuk ka rrezik për në zonën e banuar. Aktualisht jemi në kodrën e Pilurit dhe operacioni është pozicionuar atje për shkak të rrezikut që ka pasur zona”, u shpreh prefektja.

Sa i përket dëmeve, Alushi tha se nga zjarri janë prekur 6 banesa, 3 të banuara dhe 3 të pabanuara. Ndërkohë, si masë parandaluese janë evakuuar 36 persona.

“Bashkia do të bëjë verifikimet në terren. Kemi pasur 3 shtëpi të banuara dhe 3 të pabanuara, të cilat janë prekur nga zjarri. Sa i përket banorëve të evakuuar, kemi pasur 36 të tillë, jo sepse ka pasur rrezik për banesat e tyre, por si masë parandaluese”, deklaroi Alushi.

Sipas prefektes, deri tani nuk janë raportuar dëme në gjënë e gjallë. Vlerësimi i plotë i dëmeve materiale pritet të kryhet nga Bashkia Himarë pas verifikimeve në terren.

Ndërkohë, ndërhyrja nga ajri vijon, ndërsa pritet edhe mbërritja e një helikopteri tjetër për t’iu bashkuar operacionit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb