Lajme Zone
Nafta ndez sërish tensionet për Falklandin, Argjentina kërcënon Britaninë me padi
BotëTop Channel

Nafta ndez sërish tensionet për Falklandin, Argjentina kërcënon Britaninë me padi

Argjentina ka kërcënuar se do të nisë procedura ligjore ndërkombëtare kundër Mbretërisë së Bashkuar nëse nuk ndalen punimet për nxjerrjen e naftës në brigjet e Ishujve Falkland.

Argjentina ka kërcënuar se do të nisë procedura ligjore ndërkombëtare kundër Mbretërisë së Bashkuar nëse nuk ndalen punimet për nxjerrjen e naftës në brigjet e Ishujve Falkland. Presidenti Javier Milei i ka dhënë Britanisë dy javë kohë për të anuluar projektin “Sea Lion”, një sipërmarrje e kompanive britanike Rockhopper Exploration dhe izraelite Navitas Petroleum. Nëse projekti nuk ndalet, Milei tha se Argjentina do të nisë arbitrazh ndërkombëtar dhe mund ta çojë çështjen në Tribunalin Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit.

Buenos Aires e konsideron shfrytëzimin e burimeve si të paligjshëm, ndërsa kompanitë këmbëngulin se kanë licenca të vlefshme nga autoritetet e Ishujve Falkland.

Fusha “Sea Lion” vlerësohet të përmbajë rreth 1.7 miliardë fuçi naftë dhe nxjerrja pritet të nisë brenda dy viteve.

Përplasja rikthen tensionet mes Argjentinës dhe Britanisë për sovranitetin e Falklandit, më shumë se 40 vjet pas luftës së vitit 1982. Top Channel