Lajme Zone
Katastrofë natyrore në Nepal, mali shembet në lumë, dyshohet për 16 viktima
BotëTop Channel

Katastrofë natyrore në Nepal, mali shembet në lumë, dyshohet për 16 viktima

Një mal është shembur në lumin Kali Gandaki në Nepal, ndërsa reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu, përmbytje dhe ortekë në disa zona të vendit.

Një mal është shembur në lumin Kali Gandaki në Nepal, ndërsa reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu, përmbytje dhe ortekë në disa zona të vendit. Pamjet nga fshati Lete, në distriktin Mustang, tregojnë pemë dhe ndërtesa që përfshihen nga rrëshqitja dhe përfjnë në lumë. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) Që prej së enjtes, reshjet e dendura kanë shkaktuar të paktën 21 viktima në Nepal, sipas agjencisë kombëtare të emergjencave.

Në një tjetër incident, një ortek goditi një kamp në malin Himlung. Katër persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin 10 persona dhe të nxirrnin trupat e katër viktimave, por operacioni u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Edhe në shtetin indian Uttar Pradesh, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke marrë të paktën 56 jetë njerëzish.

Ndërkohë, dhjetëra turistë izraelitë kanë mbetur të bllokuar në fshatin Samagaun, në rajonin Manaslu, pasi rrëshqitjet e shkëmbinjve kanë bllokuar rrugët dhe dëmtuar urat. Ata kanë kërkuar evakuimin, ndërsa autoritetet përballen me kushte të vështira atmosferike. Top Channel