Lajme Zone
Lëvizi me makinë në trotuar dhe e publikoi videon në TikTok, ndëshkohet me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje të lejes së qarkullimit një person në Berat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizi me makinë në trotuar dhe e publikoi videon në TikTok, ndëshkohet me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje të lejes së qarkullimit një person në Berat

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me 60 mijë lekë gjobë dhe i është tërhequr leja e qarkullimit, pasi lëvizi me makinë në trotuar në qytetin e Beratit.

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me 60 mijë lekë gjobë dhe i është tërhequr leja e qarkullimit, pasi lëvizi me makinë në trotuar në qytetin e Beratit. Policia e identifikoi shtetasin I.L pas publikimit të videos në rrjetin social “TikTok”, ndërsa nga verifikimi rezultoi se automjeti ishte pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Njoftimi i Policisë:

Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112. Top Channel