Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Nafta më e shtrenjta në Europë/ “Tregu jofunksional”, kreu i Konfindustria: Qeveria s’ka vullnet politik të përmirësojë situatën. Mungon roli rregullator i shtetit


Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 foli për situatën e çmimit të karburanteve në vend.

Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 foli për situatën e çmimit të karburanteve në vend. Ai theksoi se tregu i karburanteve funksionon shumë keq në Shqipëri. Gjithashtu ai shtoi se nafta e shtrenjtë është një tjetër kosto për shqiptarët. “Në Shqipëri jemi në kushtet e një tregu jo funksional, është i kapur nga lobet e karburanteve . Qeveria nuk e ka vullnetin politik për të rregulluar këtë situatë dhe për ta bërë në interes të qytetarit. Qeveria për momenti nga rritja e çmimit të karburanteve fut më shumë të ardhura në buxhet , por edhe i përdor për tenderë…Shqipëria fatkeqësisht është vend importues neto të karburanteve të pakicës, por Shqipëria është vend që zotëron pasuri nëntokësore të konsiderueshme dhe në këtë moment ne do të duhej të ishim përfitues. Masa taksore, përqindja e taksave në Shqipëri është më e lartë se në shtete të tjera rajonale por edhe në shtete të tjera konkurrente në rajon. Në Shqipëri mungon roli rregullator i shtetit. Bordi i Transparencës është një masë e domosdoshme nga e keqja por nuk zgjidh rrënjët e problemit. Nuk është zgjidhje rrënjësore”, tha mes të tjerash ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: cmimi i karburanteve nafta