Lajme Zone
Nafta bie me 6%, Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve! Teherani i vendos Uashingtonit katër kushte për marrëveshjen e paqes
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nafta bie me 6%, Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve! Teherani i vendos Uashingtonit katër kushte për marrëveshjen e paqes

Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e rifillimit të sulmeve kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Moxhtaba Khamenei i ka dhënë qeverisë kompetenca për zhvillimin e negociatave të paqes me Shtetet e Bashkuara, duke hapur një mundësi të re për zgjidhjen diplomatike të konfliktit. Lajmin e bëri të ditur të hënën presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili theksoi se Teherani synon zgjidhjen e krizës përmes dialogut. “Po përpiqemi ta zgjidhim çështjen përmes dialogut dhe, në këtë kuadër, udhëheqësi suprem i ka deleguar disa kompetenca qeverisë”, deklaroi Pezeshkian, pa dhënë detaje mbi kompetencat konkrete. LEXO edhe...Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku pritet gara më e fortë? Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e rifillimit të sulmeve kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Nafta bie me 6%, rriten shpresat për marrëveshje Sinjalet për rifillimin e diplomacisë shkaktuan reagim të menjëhershëm në tregjet energjetike. Nafta Brent ra me rreth 6%, duke zbritur në 106,65 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane humbi 6,1%, duke arritur në 97,75 dollarë. Rënia pasqyron pritshmëritë se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të shmangë përshkallëzimin e konfliktit dhe të rikthejë normalitetin në furnizimin global me naftë. Ndërkohë Katari po ndërmjetëson bisedimet mes dy vendeve, ndërsa një projektpropozim iranian është duke u shqyrtuar nga palët. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka paraqitur një plan dyditor, sipas të cilit SHBA-ja duhet të përmbushë kërkesat e Teheranit ditën e parë, ndërsa ditën e dytë Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të rikthejë lundrimin normal. Katër kushtet e Iranit për SHBA-në janë: Heqja e sanksioneve të reja të vendosura pas memorandumit të mirëkuptimit të 17 qershorit.Reduktimi i pranisë ushtarake amerikane në rajon, në nivelet përpara fillimit të luftës më 28 shkurt.Përfundimi i bllokadës detare të vendosur nga administrata Trump.Rikthimi i përjashtimeve nga sanksionet për eksportet e naftës iraniane, të parashikuara më herët.Araghchi deklaroi se, nëse këto kushte pranohen, Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe negociatat do të rifillojnë. Në të kundërt, Irani paralajmëron se situata aktuale do të vazhdojë dhe se nuk do të tërhiqet. Rihapja e kësaj rruge strategjike, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror me naftë, mund të lehtësojë presionin mbi tregjet energjetike. Megjithatë, gjithçka varet nga përgjigjja e Uashingtonit dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve. A.C/ReportTv.al SHBA nafta Moxhtaba Khamenei Katari Abbas Araghchi Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 42.5% Nuk e di 8% Vota total: 702 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?