Tyler Cameron dhe e fejuara e tij shtatzënë, Tate Madden kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar Halloween-in, duke e kthyer bebin që presin në pjesë të kostumeve të tyre festive. Çifti ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga festa, ku shfaqen të maskuar si personazhet e njohur të filmit vizatimor “Macja me Kapelë”. Tate kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Thing 1” dhe mbante veshët karakteristikë të personazhit, ndërsa në barkun e saj kishte shkruar “Thing 2”, në një dedikim simbolik për vogëlushen që pritet të vijë në jetë. Nga ana tjetër, Tyler kishte zgjedhur kapelën me vija të kuqe dhe të bardha, si dhe një kravatë të kuqe, duke plotësuar pamjen e tyre të përbashkët. Në disa fotografi, ai shfaqet me dorën mbi barkun e partneres. Por kjo nuk ishte veshja e vetme e çiftit. Ata kishin zgjedhur edhe kostume të tjera të kombinuara, duke u maskuar si sanduiçe me gjalpë kikiriku dhe reçel. “Ky ishte një kostum i zgjedhur në moment të fundit, nëse nuk e kishit kuptuar. Por, sigurisht, duhej të visheshim kështu. Në fund zgjodhëm gjalpin e kikirikut dhe reçelin për festën në lagje.”- tha Tyler. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajze, ndërsa Cameron ka shprehur publikisht emocionin për t'u bërë baba. Me kostumet e tyre plot humor dhe dedikimin e veçantë për vogëlushen, Tyler dhe Tate e kthyen Halloween-in në një festë të paharrueshme, duke festuar ardhjen e anëtares më të re të familjes. A.C/ReportTv.al tyler cameron tate madden Halloween Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.2% Jo 42.8% Nuk e di 8% Vota total: 715 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
