Nathalia Gadelha, 20 vjeçe është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua një ditë më parë në Palm Beach të Floridës, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave që ndodheshin në bord. E reja kishte arritur të merrte licencën e pilotimit në moshën 17-vjeçare dhe synonte të ndërtonte një karrierë si pilote në një kompani ajrore komerciale. LEXO edhe...Rrëzohet avioni privat në Florida, vdesin 9 pasagjerët! Krater flakësh në vendin e aksidentit, ngjarja 13 kilometra larg rezidencës së Trump (VIDEO) Disa detaje të reja rreth momenteve të fundit para aksidentit janë zbuluar nga regjistrimet audio të komunikimeve me kontrollin e trafikut ajror ku në to Gadelha dëgjohet duke paralajmëruar: “Shiko nga dritarja, Jeff!”, ndërsa avioni po humbiste kontrollin. Në regjistrim dëgjohet gjithashtu një zë mashkullor duke u lutur. Identiteti i saj u konfirmua nga nëna, Camila dhe njerku i adoleshentes. Avioni ishte nisur nga Austin, Teksas, drejt Bahamas, kur humbi papritur lartësinë dhe u rrëzua në Florida. Sipas raportimeve, mjeti fluturues zbriti me një shpejtësi prej më shumë se 20 mijë metrash në minutë, përpara se të përplasej në një park rimorkiosh. Përplasja krijoi një krater të madh dhe rrëzoi linjat elektrike në zonë. Nathalia ishte rritur në Palm Beach dhe kishte tërhequr vëmendjen e mediave lokale që në vitin 2023, kur u bë një nga të rejat që mori licencën e pilotimit në moshën 17-vjeçare, madje përpara se të pajisej me patentë drejtimi. Ajo kishte nisur trajnimet për pilot në vitin 2020 dhe në kohën e një interviste për CBS12, kishte regjistruar 88 orë fluturimi dhe kishte kaluar provimet teorike. Trajnimi i saj ishte financuar nga Akademia e Aviacionit e Distriktit Shkollor të Qarkut Palm Beach. Në atë kohë ajo kishte treguar se i pëlqente të bënte gjëra ndryshe nga të tjerët, duke theksuar se, megjithëse nuk dinte të drejtonte një makinë, mund të pilotonte një avion. E reja ishte diplomuar në shkollën e mesme West Boca Raton dhe kishte përfunduar studimet në American Flyers, një shkollë fluturimi me qendër në Teksas dhe degë në Florida. Në një nga postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Nathalia kishte publikuar një video duke fluturuar me partnerin e saj, Justin. Ajo kishte shkruar se të dy ishin pilotë nën moshën 21 vjeç dhe zotëronin licenca komerciale, për avionë shumëmotorësh dhe fluturime instrumentale. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rrëzimit dhe rrethanat që çuan në aksidentin fatal. A.C/ReportTv.al avioni Florida Nathalia Gadelha Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 717 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
