Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, kryeministri Edi Rama deklaroi se shoqëria po përballet me një “barbari” dixhitale, ku sulmet kibernetike dhe përmbajtjet në rrjetet sociale po ndikojnë drejtpërdrejt te të rinjtë. Pavarësisht kritikave ndaj ndikimit negativ të platformave, Rama sqaroi se nuk po kërkon apo propozon mbylljen e medieve sociale, ndonëse sipas tij mbrojtja e fëmijëve mbetet një shqetësim i madh. “Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular, përmes medias sociale. E di, zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plere, ndjesë, nuk po jetojmë më civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Ne mund t’u bëjmë të njëjtën gjë armiqve tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mbrojtje për njerëzit e tyre. Ne nuk mundemi të shkojmë dhe të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinez sepse janë të mbrojtur dhe nuk po bëhem avokat, apo nuk po them që jam avokat për t’i mbyllur mediat sociale”, u shpreh Rama. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)
