Lajme Zone
“Na pikojnë kondicionerët brenda autobusit”/ Uji krijon pellg në autobusin e Unazës
Të tjeraJOQ Albania

“Na pikojnë kondicionerët brenda autobusit”/ Uji krijon pellg në autobusin e Unazës

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem në një prej autobusëve urbanë të linjës së Unazës, Tiranë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem në një prej autobusëve urbanë të linjës së Unazës, Tiranë.

Në pamjet e dërguara shihet uji që rrjedh nga tavani ose sistemi i kondicionimit dhe grumbullohet në dyshemenë e autobusit, pranë ndenjëseve dhe shtyllave mbajtëse.

Sipas denoncuesit, uji mund të vijë nga sistemi i kullimit të kondicionerit, i cili, sipas tij, është vendosur në mënyrë të papërshtatshme brenda autobusit.

Situata krijon vështirësi për pasagjerët, të cilët detyrohen të lëvizin nëpër pellgun e ujit gjatë udhëtimit.

Redaksia jonë publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa pritet një reagim nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e autobusëve të linjës së Unazës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)