Lajme Zone
“Na la me 30, tabela thotë 60”/ Kamionët e ngadaltë detyrojnë shoferët të parakalojnë
EkonomiJOQ Albania

“Na la me 30, tabela thotë 60”/ Kamionët e ngadaltë detyrojnë shoferët të parakalojnë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar lëvizjen e ngadaltë të një kamioni brenda një tuneli.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar lëvizjen e ngadaltë të një kamioni brenda një tuneli.

Në pamje shihet kamioni duke lëvizur me shpejtësi të ulët, ndërsa në tunel tabela tregon kufirin 60 km/h.

“Ja o zemra, na ka lënë kamioni me 30 o dak, o tabela 60 o zemra.”

Situata të tilla krijojnë shpesh frustrim te drejtuesit që janë pas mjeteve të rënda, sidomos kur diferenca mes shpejtësisë së mjetit dhe kufirit të lejuar është e madhe.

Ky frustrim mund t’i shtyjë disa drejtues të ndërmarrin parakalime të nxituara ose të rrezikshme, veçanërisht në segmente ku hapësira për manovrim është e kufizuar.

Pamjet sjellin në vëmendje pikërisht këtë problem: një mjet që lëviz shumë ngadalë mund të krijojë radhë dhe tension në trafik, por parakalimi i rrezikshëm nuk është zgjidhja. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)