Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore prej 50% ndaj automjeteve, pjesëve të automjeteve dhe çelikut nga Kanadaja, duke nisur nga 1 janari 2027. Sipas mediave të huaja, deklarata e Trump vjen pas ndërprerjes së negociatave tregtare me Kanadanë dhe përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve. Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se Otava do t'u përgjigjet tarifave amerikane “dollar për dollar”. Në një deklaratë të publikuar në Truth, Trump akuzoi Kanadanë se prej vitesh vendos tarifa të larta ndaj produkteve amerikane, veçanërisht ndaj produkteve bujqësore, duke pretenduar se kjo ka krijuar një deficit tregtar prej 60 miliardë dollarësh mes dy vendeve. LEXO EDHE:SHBA kërcënon Iranin me ofensivë financiare, Bessent: Do t'i presim çdo burim ekonomik! Teherani kërcënon: Nëse lufta vazhdon, ndalim eksportet e naftës "Ata na kanë vjedhur për vite me radhë", pretendoi Trump. “Një situatë e papranueshme, e cila nuk duhet të vazhdojë më”, u shpreh Trump, duke njoftuar se nga 1 janari 2027 tarifat për automjetet, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun kanadez do të rriten në 50%. Presidenti amerikan theksoi se produktet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara nuk do t'i nënshtrohen këtyre tarifave. Ai deklaroi gjithashtu se Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet amerikan dhe se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për Kanadanë, ndërsa kjo e fundit ka nevojë për tregun amerikan. Trump argumentoi se rreth 95% e tregtisë së Kanadasë zhvillohet me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar Kanadanë si një nga vendet me të cilat është më e vështirë të negociohet. Nëse masat zbatohen, ato pritet të rrisin më tej tensionet tregtare mes dy vendeve fqinje dhe të ndikojnë veçanërisht në sektorët e automobilave dhe çelikut. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: SHBA kanada Tarifat Doganore te Trump çeliku automjete Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.9% Keq 31.3% Nuk e di 8.7% Vota total: 1560 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?

