Historiani Marenglen Kasmi tha në Real Story se ndërtimi i muzeut në Vlorë duhet të vazhdojë, duke theksuar se ai mund të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.
Sipas tij, kundërshtimi në Vlorë nuk ka qenë për mënyrën se si do të ndërtohej muzeu, por për vetë ekzistencën e tij. Kasmi tha se muzeu do të përfaqësonte një vlerë të shtuar për trashëgiminë historike, por edhe për zhvillimin turistik të qytetit të Vlorës.
“Domethënë vëmendja ka qenë, nuk është se s’ka qenë. Me këtë që thatë, për sa i përket mbylljes së dyerve të ambasadës së Izraelit, vazhdimi i punës për ndërtimin e këtij muzeu është një arsye më shumë. Unë mendoj që duhet të vazhdojë pikërisht ndoshta dhe për të rregulluar pak atë imazh që me sa duket edhe kjo protesta dhe kundërshtia e ka patur një rol në këtë mesele. Sepse këtu çështja, apo në Vlorë, nuk ka qenë si të bëhet, por pretendimi ka qenë mos të bëhet fare këtu. Pra është refuzuar si muzeum. Një muze etnografik në Shqipëri do ta bëjë imazhin e Shqipërisë. Sepse ai po bëhet në Vlorë, se harrohet dhe diçka tjetër: po ndërtohet në Vlorë edhe me një qëllim tjetër, për efektet turistike. Turizmi i shumtë e kështu me radhë që është në këtë qytet bregdetar. Pra do të ishte një vlerë e shtuar jo vetëm në pikëpamje të trashëgimisë historike dhe vlerave tona kombëtare në kuadër të humanizmit që kemi treguar, por po ashtu dhe në aspektin turistik.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story

