Lajme Zone
Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR),  sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës

Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.

Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve. Mbi 700 krerë bagëti (dhën edhe dhi) janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.Lexo edhe:Masakra mjedisore në Kasharaj/ Ushtria po pastron rezervuarin për normalizimin e situatës Qerem Arshiaj, sot 79 vjeç, tregon se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përballja me të. Arjani, kasap i fshatit, thotë se kjo është një situatë e rëndë për çobanët dhe ekonominë e tyre. Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim. Nuk ka garanci për zhdukjen e gjurmës së sëmundjes, e cila rezulton me nivel të lartë infektiv, morëpo të vetmet mënyra kontrolli mbeten monitorimet dhe kontaktet e vazhdueshme, shton Kojdheli. Kojdheli shton se për dëmet që sëmundja ka shkaktuar do të ketë kompensim nga ministria e Bujqësisë. Territori malor i fshatrave të lumit të Vlorës, mbetet me të vetmin aktivitet, blegtorinë. Shfaqja e sëmundjes infektive Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, përbën një kërcënim serioz për dhjetëra ferma të tjera të kësaj zone, shtuar faktin se bagëtitë përdorin të njëjtat kullota dhe burime ujore. Shqetësimi shihet edhe tek vetëm çobanit, të cilëve u rrezikohet mundi dhe puna e viteve të tërë./Syri tv/