Lajme Zone
Mungon vetëm firma, vendoset e ardhmja e Harry Kane
SportCNA

Mungon vetëm firma, vendoset e ardhmja e Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ndodhet vetëm një hap larg rinovimit të kontratës së tij me skuadrën e Bayern Munich, sipas raportimeve të fundit. Bëhet me dije se palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2029. Që nga momenti kur veshi fanellën e Bayern Munich në verën e vitit 2023, sulmuesi ka shënuar rregullisht, duke e përmirësuar formën e

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ndodhet vetëm një hap larg rinovimit të kontratës së tij me skuadrën e Bayern Munich, sipas raportimeve të fundit.

Bëhet me dije se palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2029. Që nga momenti kur veshi fanellën e Bayern Munich në verën e vitit 2023, sulmuesi ka shënuar rregullisht, duke e përmirësuar formën e tij nga sezoni në sezon.

Shifrat e Harry Kane flasin vetë për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në ekipin gjerman. Deri më tani, ai numëron 154 gola dhe 37 asiste në 156 paraqitje me bavarezët në të gjitha kompeticionet.

Edhe në këtë fillim sezoni, sulmuesi anglez ka regjistruar shifra fantastike, duke shënuar 8 gola dhe dhuruar 4 asiste në vetëm 9 ndeshje të luajtura. Sipas mediave gjermane, Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i tyre kryesor, ndërkohë që edhe vetë lojtari është plotësisht i kënaqur me ambientin në Mynih.

Për këtë arsye, bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë pasur një ecuri tejet pozitive, duke çuar në finalizimin e afërt të kësaj marrëveshjeje. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.