Lajme Zone
Mungon goli, Spanja dominon Argjentinën në pjesën e parë
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mungon goli, Spanja dominon Argjentinën në pjesën e parë

Pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllur me rezultatin 0-0, pas një 45-minutëshi ku emocionet nuk munguan në start, por rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Spanjë-Argjentinë “La Roja” më kërkuese. Mungon goli në pjesën e parë të finales së Botërorit

Pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllur me rezultatin 0-0, pas një 45-minutëshi ku emocionet nuk munguan në start, por rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Spanja krijoi mundësinë e parë të rrezikshme që në minutën e 5-të. Lamin Jamal u shërbye bukur nga Dani Olmo, por goditja e tij u devijua nga Lisandro Martinez dhe më pas u kontrollua pa probleme nga portieri Emiliano Martinez.

Vetëm një minutë më vonë reagoi Argjentina. Lionel Mesi u nis me shpejtësi në kundërsulm, duke kaluar mbrojtësit spanjollë, por portieri Unai Simon doli në kohën e duhur nga zona e tij dhe largoi rrezikun.

Pas këtyre dy episodeve, ritmi i ndeshjes ra ndjeshëm, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe nuk krijuan raste të pastra për shënim.

Spanja regjistroi goditjen e saj të parë në kuadrat vetëm në minutën e 38-të, kur Mikel Ojarzabal provoi nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore dhe u ndal lehtësisht nga Emiliano Martinez.

Dy minuta më vonë, arbitri slloven Slavko Vinçiç nxori kartonin e parë të verdhë të finales, duke ndëshkuar Lisandro Martinez për një ndërhyrje të parregullt ndaj Ojarzabal.

Në minutën e 43-të, Argjentina u detyrua të kryente zëvendësimin e parë. Lisandro Martinez nuk mundi të vazhdonte për shkak të një dëmtimi dhe vendin e tij e zuri Nikolas Otamendi.

Kështu, 45 minutat e para u mbyllën pa gola, me gjithçka që mbetet e hapur për pjesën e dytë të finales së Botërorit. spanja argjentina kupa e botës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Trump flet për finalen e Botërorit: Është e vështirë të vësh bast kundër tij 19 Korrik 2026, 21:2821:28Sport Nis finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, kush do të kurorëzohet mbreti i futbollit botëror? 19 Korrik 2026, 21:0621:06Sport “Babi, nuk mundem më”, publikohen detaje të reja nga vdekja tragjike e futbollistit që luajti në Botëror 19 Korrik 2026, 20:4720:47Sport Kush do ta fitojë Botërorin, portieri që bëri sensacion në Kupën e Botës i befason të gjithë me fjalët e tij (Video) 19 Korrik 2026, 20:2520:25Sport Infantino politizon futbollin për Mesin; i jep ‘dritën jeshile’ Argjentinës për flamurin e Falklandeve nëse fiton Botërorin 19 Korrik 2026, 20:0320:03Sport Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në fushë, De la Fuente zgjedh Ruiz para Pedrit; Skaloni ul në stol Lautaron 19 Korrik 2026, 19:3619:36Sport