Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.Në këtë seancë u bë betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq pas kësaj pike të rendit të ditës seanca u ndërpre. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë. E pas kësaj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se meqenëse nuk kanë emër për kryetar/e të Kuvendit, ndërpret punimet e seancës. Telegrafi.com vazhdon do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit dhe zhvillimet e fundit. Postet:Mbylle06/08/2026 • 23:56Cakolli: Mungesa e vendimmarrjes sot ishte rezultat i preferencës politike të LVV-së06/08/2026 • 23:54Haradinaj ironizon Kurtin: Mos lësho pe, Albin - krejt ose hiç06/08/2026 • 23:51Deda: Nëse deri nesër nuk konstituohet Kuvendi, të gjithë deputetët do të bëjnë shkelje të rëndë kushtetuese06/08/2026 • 19:24Kuvendi njofton për ndërprerjen e seancës, pa dhënë datë për vazhdimin06/08/2026 • 18:42Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit: Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional06/08/2026 • 18:15Gjini dhe Aleanca refuzojnë bashkëpunimin me Kurtin edhe nëse ky ua jep gjysmën e qeverisë06/08/2026 • 16:45KDI: Kuvendi duhet të konstituohet deri nesër, negociatat politike nuk e pezullojnë afatin kushtetues06/08/2026 • 15:32Sadiku kritikon bashpartiakë për qëndrimin ndaj ligjit për shtetësinë: Ne është dashur të protestojmë, nuk e bëmë06/08/2026 • 15:27"Albin, mjaft - konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara", reagon Çitaku06/08/2026 • 12:22Tahiri: Po blihet kohë për t’i marrë tri institucionet06/08/2026 • 12:20Hamza akuzon LVV-në për mungesë serioziteti06/08/2026 • 11:46Ndërpritet seanca e Kuvendit, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike06/08/2026 • 11:38Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës06/08/2026 • 11:35Komisioni verfikon mandatet dhe kuorumin06/08/2026 • 11:23“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni”, njëri nga protestuesit i drejtohet Bedri HamzësGërvalla: Legjislatura e XI-të do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe reformës në drejtësi06/08/2026 • 10:27Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzë06/08/2026 • 10:15Gjini: Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar06/08/2026 • 09:56Balje: Nuk kam arsye të ndryshoj qëndrim nga hera e fundit, nuk votoj sot06/08/2026 • 09:46Haxhiu nuk tregon a do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit06/08/2026 • 09:45A ka propozuar PDK-ja emër për president? Hamza: Nuk kemi diskutuar për poste06/08/2026 • 09:41Haziri: Jemi në bashkëpunim me partinë e parë, po bisedojmë për një marrëveshje06/08/2026 • 08:52Bajrami: LDK e do pozitën e presidentit, jo të kryeministrit06/08/2026 • 08:50Sot seanca, por partitë ende pa marrëveshje politike 25 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 06/08/2026 • 23:56Cakolli: Mungesa e vendimmarrjes sot ishte rezultat i preferencës politike të LVV-sëEugen Cakolli nga KDI komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke thënë se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit fillon vetëm me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Cakolli, në emisionin “Edicioni Special”, tha se mungesa e vendimmarrjes sot për konstituim është preferencë politike e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.“Është e qartë që vendimmarrja e Kuvendit, përkatësisht mungesa e vendimmarrjes, sot ishte rezultat i preferencës politike të partisë që ka dalë e para në zgjedhje… Është e qartë që ka qenë dëshpëruese për të mos thënë keqardhëse që pas konsumimit të 29 nga 30 ditët e mundshme që Kuvendi ka në dispozicion për t’u konstituuar, sot patëm një situatë kur kryetari, një prej deputetëve të LVV-së, doli dhe kërkoi afat shtesë për çështjen e presidentit, ndonëse afati i cili është duke u konsumuar nuk ka të bëjë më fare për presidentin. Pra afati që skadon nesër nuk ka lidhje me presidentin sepse fillimisht për të filluar afati 60 ditor, pra për ta pasur në dispozicion atë periudhën 60 ditore për të diskutuar me partitë, duhet fillimisht të konsituohet Kuvendi”, tha Cakolli nga KDI.06/08/2026 • 23:54Haradinaj ironizon Kurtin: Mos lësho pe, Albin - krejt ose hiçDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me nevojën për një dakordim sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit të vendit.Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “Krejt ose hiç”, duke aluduar në situatën aktuale politike dhe bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”, ka shkruar Haradinaj.Reagimi i tij vjen pasi Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve me partitë parlamentare, duke theksuar se vendit i nevojitet një marrëveshje sa më e gjerë për zgjedhjen e një presidenti unifikues.Për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, seanca konstituive u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të caktohet në një datë tjetër06/08/2026 • 23:51Deda: Nëse deri nesër nuk konstituohet Kuvendi, të gjithë deputetët do të bëjnë shkelje të rëndë kushtetueseAnalisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës institucionale, duke paralajmëruar se moskonstituimi i Kuvendit deri në afatin e paraparë përbën shkelje të rëndë kushtetuese.Përmes një reagimi publik, Deda tha se vazhdimi i krizave politike nuk është normal, ndërsa theksoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri nesër në mesnatë, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët e zgjedhur.“Nëse deri nesër në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë TË GJITHË deputetët e zgjedhur bëjnë shkelje të rëndë kushtetuese. Por në Kosovën tonë nuk ka asnjë masë ndëshkimore për këtë, sepse njerëzve normalë nuk u ka shkuar mendja që diçka e tillë mund të ndodhë”, ka shkruar Deda.Ai vlerësoi se nuk ekziston asnjë arsye për të zvarritur konstituimin e Kuvendit, veçanërisht në rrethanat kur Kosova nuk ka as ushtrues detyre të presidentit.Sipas Dedës, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje dhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.“LVV ka mundur që për dy muaj të merret vesh me LDK-në për bashkëqeverisje dhe për presidentin e ardhshëm. Nëse ka vullnet, dëshirë dhe seriozitet, mund të dakordohen edhe nesër”, ka theksuar ai.Megjithatë, Deda tha se çështja kryesore nuk duhet të jetë ndarja e posteve, por programi dhe politikat që do të ndjekë një qeveri e mundshme mes LVV-së dhe LDK-së.Në fund, ai theksoi se Kosova nuk mund të mbetet peng i paaftësisë politike për zgjedhjen e presidentit.“Pa marrë parasysh nëse do të ketë marrëveshje apo jo, Kosova nuk mund të mbetet peng i paaftësisë për zgjidhjen e presidentit. Askush, ama bash askush, nuk ua ka për borxh këtë fsje të Kosovës”, ka përfunduar Deda.06/08/2026 • 19:24Kuvendi njofton për ndërprerjen e seancës, pa dhënë datë për vazhdiminKuvendi i Kosovës ka njoftuar se në seancën e sotme konstituive deputetët e Legjislaturës XI dhanë betimin, por procesi nuk u përmbyll pasi nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit.Seanca u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i shoqëruar nga deputetja më e re, Fatma Taçi. Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, ndërsa më pas u miratua raporti i tij dhe deputetët dhanë betimin.Në pikën e tretë të rendit të ditës, që kishte të bënte me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, fjalën e mori kryeministri në detyrë dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Ai nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, por kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.Kurti tha se kishte zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa shtoi se synohen bisedime edhe me PDK-në dhe AAK-në.06/08/2026 • 18:42Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit: Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional2024/11/arben-gashi.png2024/11/arben-gashi.pngDeputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të konstituohet brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se vendi nuk duhet të hyjë në vakum institucional.Gashi, përmes një reagimi, ka thënë se kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe ka bërë thirrje për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.“Kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional, e aq më pak të krijojë precedent që afatet kushtetuese mund të shtyhen pa fund”, ka shkruar Gashi.Ai ka theksuar se hapi i parë duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe funksionalizimi i institucionit më të lartë përfaqësues të vendit.“Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit”, ka deklaruar ai.Deputeti i LDK-së ka bërë thirrje për respektim të Kushtetutës, duke thënë se zvarritja e vendimeve dëmton funksionimin e shtetit.“Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën. Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër”, ka shkruar Gashi.Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë politike vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.06/08/2026 • 18:15Gjini dhe Aleanca refuzojnë bashkëpunimin me Kurtin edhe nëse ky ua jep gjysmën e qeverisëKreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti.“Le ta zgjedhë studion, le ta zgjedhë gazetarin, le ta zgjedhë televizionin, kohën e ditën, çka të dojnë. Publikisht, po, krejt populli me e dëgju se çka po themi”, ka thënë Gjini.Në konferencën për shtyp, Gjini tha se partia që ai kryeson nuk do të jetë pjesë e qeverisë ku bën pjesë edhe Kurti me Vetëvendosjen“Nuk dojmë me qenë pjesë e qeverisjes me këtë pushtet, refuzojmë. Edhe me na dhënë gjysmën e qeverisjes, refuzojmë. Nuk e kemi kusht zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Gjini.Kreu i Aleancës tha se kjo parti nuk I bashkohet Kurtit me kushtin që president të jetë Ramush Haradinaj.“Duhet me ia përsërit edhe atij edhe gjithë të tjerëve, kishte me qenë nder për Kosovën e per te gjithë shqiptarët me pas president Ramush Haradinajn, po ky nuk është kushti ynë. E dimë që po ka qejf me i thanë po, e me na thanë ‘jo bre’, por nuk jemi tu e kërku këtë gjë”, ka thënë Gjini.06/08/2026 • 16:45KDI: Kuvendi duhet të konstituohet deri nesër, negociatat politike nuk e pezullojnë afatin kushtetuesInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur keqardhje që Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua në seancën e sotme, ndonëse ajo u mbajt pasi ishin konsumuar 29 nga 30 ditët e afatit kushtetues për përfundimin e këtij procesi.Në një reagim, KDI vlerëson se mosushtrimi i së drejtës kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve, për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, pamundësoi vazhdimin e procedurës dhe çoi në ndërprerjen e seancës.Sipas KDI-së, ndërprerja e seancës nuk përbën në vetvete shkelje të afatit kushtetues, pasi ai ende nuk ka përfunduar. Megjithatë, organizata rikujton se, bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër, duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.KDI ka mirëpritur përpjekjet për dialog dhe arritjen e marrëveshjeve politike ndërmjet partive parlamentare, por ka theksuar se konsultimet politike nuk e pezullojnë detyrimin kushtetues për përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar.“Dialogu politik dhe respektimi i afateve kushtetuese nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por duhet të zhvillohen paralelisht”, thuhet në reagim.Organizata thekson se bisedimet politike mund të vazhdojnë, veçanërisht për çështjen e zgjedhjes së presidentit, por fillimisht duhet të përfjë konstituimi i Kuvendit, në mënyrë që të nisë afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit.KDI rikujton se afati që përfn nesër lidhet ekskluzivisht me konstituimin e Kuvendit dhe jo me arritjen e marrëveshjes për presidentin e ri.Në fund, KDI i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që, pa vonesë, ta ushtrojë të drejtën dhe përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në procesin e votimit dhe të kontribuojnë në përmbylljen e konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës.06/08/2026 • 15:32Sadiku kritikon bashpartiakë për qëndrimin ndaj ligjit për shtetësinë: Ne është dashur të protestojmë, nuk e bëmëDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar partinë e tij për mënyrën se si ka kundërshtuar ligjin për fitimin e shtetësisë për ata që kanë hequr dorë më herët, duke thënë se LDK-ja nuk ka bërë mjaftueshëm për ta penguar miratimin e tij.Lajmi i plotë>>>06/08/2026 • 15:27"Albin, mjaft - konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara", reagon ÇitakuDeputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se "u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje". “Sot u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe që Kuvendi të mos votohej për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë në aktgjykimin e saj: Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve”, ka shkruar ajo.06/08/2026 • 12:22Tahiri: Po blihet kohë për t’i marrë tri institucionetNë lidhje me situatën e krijuar reagoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve.Tahiri tha se qytetarët janë dëshmitarë të një situate që, sipas tij, është e dëmshme për vendin."Tani jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën. Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa sot del kryetari i LVV-së dhe u thotë qytetarëve të Kosovës se na duhet ende kohë. Por a nuk patët 30 ditë kohë? Problemi kryesor nuk është te Qeveria e as te Kuvendi, por te Presidentja. A po doni të krijoni edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese? Kjo është vetëm për të blerë pak kohë që t’i marrin tri institucionet, e ato nuk i takojnë një partie politike, sepse nuk i ka votat. Asnjë fjalë nuk u tha për gjashtë kërkesat. Sot del e flet në mënyrë të papërgjegjshme duke thënë se na duhet ende kohë", u shpreh Tahiri.06/08/2026 • 12:20Hamza akuzon LVV-në për mungesë seriozitetiHamza akuzon LVV-në për mungesë seriozitetiKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit të institucioneve.Hamza tha se zhvillimet e seancës dëshmojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie nga subjekti që ka dalë i pari në zgjedhje.06/08/2026 • 11:46Ndërpritet seanca e Kuvendit, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje politikeËshtë ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje pasi mori fjalën në Kuvend tha se iu nevojitet kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë, duke mos prezantuar kështu emrin e LVV për kryetar/e të Kuvendit. 06/08/2026 • 11:38Betohen deputetët e Kuvendit të KosovësDeputetët e Kuvendit të Kosovës janë betuar sot në seancën konstituive të Kuvendit. “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit.06/08/2026 • 11:35Komisioni verfikon mandatet dhe kuoruminKomisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të dokumentacionit konstaton se janë certifikuar 120 deputetë.Komisioni po ashtu ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve të deputetëve si dhe kuorumin. Të pranishëm në Kuvend janë 119 deputetë. Raporti i Komisionit u votua edhe nga Kuvendi.06/08/2026 • 11:23“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni”, njëri nga protestuesit i drejtohet Bedri HamzësNjë incident verbal është regjistruar gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit të Kosovës, ku njëri nga protestuesit u është drejtuar me tone të ashpra kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe deputetit Enver Hoxhaj.Teksa zyrtarët e PDK-së po hynin në objektin e Kuvendit, protestuesi u bërtiti duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj përfaqësuesve politikë.“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni se duheni me na përfaqësu”, dëgjohet duke thënë protestuesi, ndërsa fjalët e tij ishin të drejtuara ndaj Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhajt. Gërvalla: Legjislatura e XI-të do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe reformës në drejtësi Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se po shkojnë që ta konstituojnë legjislaturën e XI-të të Kuvendit të Kosovës dhe se po përpiqen që të dalin nga një situatë që s’po i pëlqen askujt, aq më pak qytetarëve.Gërvalla tha se është plot optimizëm që legjislatura e XI-të që pritet të konstituohet pas pak, do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe e reformës së thellë në drejtësi.06/08/2026 • 10:27Mblidhet Komisioni për verifikim të mandateve – Kuvendi 30 minuta pauzëKa filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve u votua me 117 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.Pas formimit të Komisionit, i njëjti është mbledhur për verifikim të mandateve, gjersa Kuvendi është aktualisht në 30 minuta pauzë. 06/08/2026 • 10:15Gjini: Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuarKryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka uruar gjithë deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.Gjini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky mandat është një përgjegjësi ndaj secilit qytetar. “Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës! Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë. Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent. Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara”, ka shkruar Gjini. 06/08/2026 • 09:56Balje: Nuk kam arsye të ndryshoj qëndrim nga hera e fundit, nuk votoj sotDeputetja e zgjedhur nga Partia Boshnjake Socialdemokrate tha sot para seancës konstituive se nuk ka pas asnjë takim me Albin Kurtin ose zyrtarë të kësaj partie dhe sipas saj nuk ka ndryshuar qëndrim nga mënyra si ka votuar herët e fundit. Ajo tha se sot nuk ka votë në Kuvend. “Unë nuk ndryshoj qëndrim prej herës së fundit... Kurgjo nuk ka ndryshuar mes partisë sime dhe Vetëvendosje dhe nuk kam asnjë arsye me reagu brenda kuvendit ndryshe, qysh kam reagu herën e fundit... Për presidentin ende nuk kemi folur me asnjë parti. Unë jam duke pritur çka ka me ndodh se nuk kam informacion. Mes meje dhe Vetëvendosjes nuk ka besim. As ata nuk besojnë qysh unë funksionoj e punoj dhe as unë nuk kam besim... Sot nuk votoj asgjë...”, tha ajo. 06/08/2026 • 09:46Haxhiu nuk tregon a do të jetë sërish kandidate për kryetare të KuvenditKryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ndërsa nuk tregoi nëse do të jetë sërish kandidatë për ta mbajtur pozitën numër një në këtë institucion.Ajo nuk dha përgjigje kur u pyet nga gazetarët nëse do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për kryeparlamentare.Në orën 10:00 pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e XI-të.06/08/2026 • 09:45A ka propozuar PDK-ja emër për president? Hamza: Nuk kemi diskutuar për posteKryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deri tani askush nuk i ka kërkuar mbështetje kësaj partie, duke theksuar se PDK-ja nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për ndarjen e pozitave institucionale.Para nisjes së seancës konstituive, Hamza tha se fokusi i PDK-së mbetet te programi dhe prioritetet qeverisëse, e jo te ndarja e posteve.“Po hyjmë në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Askush nuk ka kërkuar përkrahje nga ne. Edhe në të kaluarën nuk kanë përkrahur kandidatët e PDK-së. Sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit, ne kemi një nënkryetar dhe, si parti e dytë për nga numri i ulëseve, e mbështesim kandidatin e propozuar nga PDK-ja për atë pozitë”, deklaroi Hamza.06/08/2026 • 09:41Haziri: Jemi në bashkëpunim me partinë e parë, po bisedojmë për një marrëveshjeLutfi Haziri, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një deklaratë për media para seancës konstituive tha se LDK është në bisedime me partinë e parë për arritjen e një marrëveshjeje politike.Haziri theksoi se mësimi më i madh që duhet të nxirret është që zgjedhjet të mos përsëriten.“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës. Ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e funksionimit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet e normalitetit. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor...”, tha ai.06/08/2026 • 08:52Bajrami: LDK e do pozitën e presidentit, jo të kryeministritDeputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi të mërkurën para gazetarëve se nëse LDK-ja do të merrte pozitën e presidentit do të arrihej një balancë e pushteteve.Bajrami në një deklaratë për media tha se atëherë do ta konsideronin me shumë kuriozitet ofertën e lëvizjes Vetëvendosje për ndarje pushteti.“Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t'i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, tha Bajrami.Ajo tha se është kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe se është pro një marrëveshjeje të mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për LDK-në.06/08/2026 • 08:50Sot seanca, por partitë ende pa marrëveshje politikeTakimi i radhës i së mërkurës ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.Kurti dhe Abdixhiku u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por edhe aidiskutim nuk solli një dakordim përfundimtar mes dy partive.“Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti pas takimit.E seanca konstituive që do të mbahet sot në ora 10:00 zhvillohet pa ndonjë marrëveshje politike.

