Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Vërmicës, shndërrohet në livadh për bagëtitë (VIDEO)


Në shtratin e liqenit pranë pikës doganore të Morinës, dallohen qartë gjurmë që zakonisht mbulohen nga uji, mes të cilave Dogana e rruga e vjetër e kufirit.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë shkaktuar tharjen e liqenit të Vërmicës, i ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Hapësira e shteruar e liqenit është shndërruar në livadh ku kullosin bagëtitë. LEXO edhe...Bregdeti shqiptar tërheq pushuesit nga ana tjetër e kufirit, fluks udhëtarësh në Morinë! Regjistrohen mbi 18 mijë hyrje nga Kosova Në shtratin e liqenit pranë pikës doganore të Morinës, dallohen qartë gjurmë që zakonisht mbulohen nga uji, mes të cilave Dogana e rruga e vjetër e kufirit. Për tharjen e Liqenit ka ndikuar edhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike në Hidrocentralin e Fierzës. Edhe niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënie të ndjeshme. Nga kuota maksimale prej 296 metrash, niveli i ujit aktualisht është rreth 279 metra. Xh.K/E.H/ReportTv.al Kukes liqeni i vermices liqeni i Fierzes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 66.4% Shoqëria 20.1% Social media 13.5% Vota total: 289 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?