Lajme Zone
Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit
PolitikëEuronews Albania

Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila një ditë më parë rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët nuk janë paraqitur sërish në gjykatë, në pritje të një vendimmarrjeje nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila një ditë më parë rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët nuk janë paraqitur sërish në gjykatë, në pritje të një vendimmarrjeje nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Mungesa e avokatëve është konstatuar edhe në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet për dosjen e Sterilizimit. I vetmi i pranishëm në seancë ishte vetë Beqaj. Ai deklaroi se kishte komunikuar me avokatët e tij, të cilët e kishin informuar se po prisnin vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për qëndrimin që do të mbanin. Gjykata e konsideroi të paligjshme mungesën e avokatëve, por vendosi ta shtyjë seancën për më 10 nëntor, në orën 11:30.