Lajme Zone
MSH-Maqedoni: Do të hetojmë plotësisht rastin e nënës së re që nuk mund t’i nënshtrohet një prerjeje cezariane
PolitikëTelegrafi

MSH-Maqedoni: Do të hetojmë plotësisht rastin e nënës së re që nuk mund t’i nënshtrohet një prerjeje cezariane

Lidhur me rastin që ditët e fundit është në qendër të interesimit publik dhe që ka të bëjë me trajtimin e një pacienteje, Ministria e Shëndetësisë informon se, me urdhër të ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në të tria institucionet shëndetësore ku është trajtuar pacientja: ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Lidhur me rastin që ditët e fundit është në qendër të interesimit publik dhe që ka të bëjë me trajtimin e një pacienteje, Ministria e Shëndetësisë informon se, me urdhër të ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në të tria institucionet shëndetësore ku është trajtuar pacientja: ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së."Gjatë ditëve në vijim pritet që ISHSSH-ja t’i përfjë mbikëqyrjet dhe ta sigurojë dokumentacionin e plotë mjekësor nga të tria institucionet shëndetësore. Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar në tërësi, do të pasojnë përfundimet e mbikëqyrjes profesionale dhe, nëse është e nevojshme, edhe veprime të mëtejshme. Ministria e Shëndetësisë thekson në veçanti se respektimi i së drejtës së pacientes për dinjitet, privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale dhe mjekësore është i pacenueshëm gjatë gjithë procedurës. Çdo pacient ka të drejtë ligjore për kujdes shëndetësor të sigurt, cilësor dhe në kohë, si dhe të drejtën për informacion të plotë dhe të kuptueshëm mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ministria do të kujdeset që këto të drejta të respektohen plotësisht, si gjatë mbikëqyrjes inspektuese, ashtu edhe gjatë komunikimit të mëtejshëm me pacienten dhe familjen e saj.Ministria e Shëndetësisë siguron se rasti do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe deri në fund. Asnjë aspekt nuk do të lihet pa u shqyrtuar dhe, nëse konstatohen lëshime, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi.E ftojmë opinionin të përmbahet derisa procedurat janë në vazhdim dhe apelojmë të mos nxirren përfundime të parakohshme, të mos përhapen spekulime apo të dhëna personale që mund ta shqetësojnë më tej pacienten dhe familjen e saj.Ministria njëkohësisht u bën thirrje opinionit dhe mediave për korrektësi dhe për mbrojtjen e dinjitetit të punonjësve shëndetësorë të përfshirë në këtë rast. Përgjegjësia e tyre eventuale do të përcaktohet vetëm në bazë të rezultateve të mbikëqyrjes profesionale dhe jo përmes gjykimit publik përpara përfundimit të procedurave.Pas përfundimit të mbikëqyrjeve dhe shqyrtimit të të gjitha konstatimeve, Ministria do ta informojë opinionin në kohë dhe në mënyrë transparente për faktet e përcaktuara dhe hapat e mëtejshëm", thuhet në njoftim./Telegrafi/