Lajme Zone
Motori u përplas me barrierat anësore të rrugës, humbin jetën dy shqiptarë në Kretë (EMRAT)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Motori u përplas me barrierat anësore të rrugës, humbin jetën dy shqiptarë në Kretë (EMRAT)

Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi, po udhëtonin me motor kur në rrethana të paqarta ende, janë përplasur me barrierat anësore dhe kanë humbur jetën në vend.

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor në ishullin e Kretës në Greqi. Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel" bën me dije se ngjarja ndodhi pak pas mesnate, kur sapo kishte trokitur e enjtja, në aksin Kissamos Hania afër Kolimbarit. LEXO edhe...Luftë me flakët në Kretë, evakuohen fshatra të tërë! 3 zjarrfikës humbin jetën Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi, po udhëtonin me motor kur në rrethana të paqarta ende, janë përplasur me barrierat anësore dhe kanë humbur jetën në vend. Xhaka jetonte e punonte prej vitesh në Kissamo, kurse Toçila me kohë të pjesshme. Shoqata shpreh ngushëllime për të dy djemtë, ndërsa shkruan se ngjarja ka qenë tronditëse për komunitetin. P.J/ReportTv.al greqi krete aksident me vdekje shqiptaret ne greqi Edison Xhaka aleksander tocila Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 63% I gabuar 29.3% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1564 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?