Një aksident rrugor me vdekje është shënuar në Golem, rreth orës 00:20. Dy persona kanë ndërruar jetë pasi, motori që po lëviznin u përplas me një bordurë. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi është indentifikuar Elton Luzati, 44 vjeç banues në Tiranë, teksa pasagjeri është ende i paidentifikuar. LEXO EDHE:Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI) "Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar", njoftoi sot policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: aksident rrugor Durres golem Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.2% Keq 33.3% Nuk e di 13.5% Vota total: 564 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

