Në Maqedoni pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell afatshkurtra. Pasdite dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta për reshje të lehta bore.Sipas parashikimit të Qendrës Kombëtare Meteorologjike, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Në Shkup, mëngjesi do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje do të ketë kushte për reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura ditore në kryeqytet pritet të arrijë rreth 12 gradë.Moti i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme. Të hënën në Shkup pritet mot me vranësira me reshje të herëpashershme dhe temperaturë maksimale rreth 12 gradë, ndërsa të martën kryesisht me vranësira, me temperaturë ditore deri në 13 gradë.

