Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare dhe kushte për jostabilitet afatshkurtër në pasdite. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e fortë nga veriperëndimi.Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 39 gradë celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.

