Mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të rastit do të mbizotërojë sot në Maqedoni. Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë deri në mesatar, dhe më të shpeshta priten në pasdite dhe gjatë natës.Temperaturat minimale do të variojnë nga 5 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 11 deri në 16 gradë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të rastit, veçanërisht në pasdite dhe gjatë natës, të shoqëruara me erë të lehtë veriore.Pritet përkeqësim i mëtejshëm i kushteve të motit në ditët në vijim, me reshje më të bollshme dhe temperatura më të ulëta.Stabilizimi do të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme, me mot të thatë, por më të ftohtë.

