Lajme Zone
Moti për këtë të diel/ Pritet ditë me diell, ja sa do të arrijnë temperaturat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Moti për këtë të diel/ Pritet ditë me diell, ja sa do të arrijnë temperaturat

Shqipëria do të dominohet gjatë gjithë ditës nga moti i kthjellët, ndërsa në disa zona priten vetëm vranësira të pakta kalimtare.

Shqipëria do të dominohet gjatë gjithë ditës nga moti i kthjellët, ndërsa në disa zona priten vetëm vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat minimale do të luhaten nga 11°C në zonat verilindore deri në 21°C në bregdetin jugor, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34°C në qytete si Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra. Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë temperatura maksimale parashikohet 33°C, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë 32°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të forcohet deri në 18 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme pritet të jetë e favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse gjatë orëve të mesditës dhe pasdites rekomandohet kujdes për shkak të temperaturave të larta. Top Channel