Lajme Zone
Humb jetën gjatë punës elektriçisti në Pogradec, po riparonte një linjë me defekt
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Humb jetën gjatë punës elektriçisti në Pogradec, po riparonte një linjë me defekt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në fshatin Zërvaskë, në bashkinë e Pogradecit, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në fshatin Zërvaskë, në bashkinë e Pogradecit, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, rreth 60 vjeç. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike që kishte pësuar defekt.

Si pasojë e goditjes nga energjia elektrike, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti fatal.

Ndërkohë, pritet edhe njoftimi zyrtar i Policisë, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e ngjarjes dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat e sigurisë gjatë ndërhyrjes në linjën elektrike.