Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për fundjavën.
Sipas të dhënave, në një pjesë të qarqeve të vendit priten reshje shiu të dobëta deri lokalisht mesatare.
Ndërkohë, temperaturat minimale dhe maksimale do të pësojnë ulje të ndjeshme.
Reshjet:
Sot pasdite (e premte, datë 14) dhe nesër (e shtunë, datë 15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun e Korçës, të dobëta në qarqet Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 21 / 35 °C
në vendet malore: 16 / 25 °C
Era:
Sot dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

