Lajme Zone
Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu
Të tjeraTelegrafi

Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i vranët.IHK njofton se vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 24 deri më 28 gradë.Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 24 deri në 29 gradë.Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/