Lajme Zone
Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu
Të tjeraTelegrafi

Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/