Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit. Reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në veriperëndim të territorit, ato parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar.Lexo edhe:Banorët e Kelmendit dhe organizatat mjedisore padi HEC-eve në lumin e Cemit Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit, në formën e episodeve lokale. Sa i përket kushteve atmosferike, era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-3 ballë.

