Zëri i radios më të madhe në Shqipëri nuk është dëgjuar këtë të enjte. Një shkëndijë elektrike rreth orës 6.30 të mëngjesit shkaktoi zjarr në studiot e Top Albania Radios, çka bëri që emisioni radio-televiziv Wake Up, me të cilin nis mëngjesi për të gjithë shqiptarët, nuk mundi të fillonte këtë mëngjes.
Kjo bëri që të ndryshonte edhe programacioni televiziv në Top Channel, në atë fashë orare kur dhe duhej të transmetohej Wake Up. Blendi Salaj e përjetoi vetë gjithçka ndodhi këtë mëngjes.
“Kisha mbërritur pak herët kur pashë dhe rendëm shpejt”, tha Salaj.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në studiot dhe ambientet e Top Albania Radios, por fatmirësisht mbetën dëme materiale pa rrezikuar asnjë njeri. Shqetësimit të shqiptarëve dhe telefonatave të panumërta se kur rinis transmetimi i Wake Up, Blendi Salaj iu përgjigj në Shqipëria Live me Sidorela Gjonin.
“Ne kthehemi që nesër në 7 në një studio tjetër, por së shpejti me një studio më të bukur”, u shpreh moderatori.
Pas Wake Up, së shpejti rikthehen në valët e Top Albania Radio të gjitha emisionet dhe programacioni i larmishëm që mban të mbërthyer të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Top Channel

