Lajme Zone
Moti i keq përfshinë Pukën dhe dëmton linjat elektrike, ndërpritet energjia në disa zona
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq përfshinë Pukën dhe dëmton linjat elektrike, ndërpritet energjia në disa zona

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në Bashkinë e Pukës, duke lënë pa drita qytetin dhe disa njësi administrative.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në Bashkinë e Pukës, duke lënë pa drita qytetin dhe disa njësi administrative. Ndërprerja e energjisë është regjistruar prej orës 16:40, duke prekur Pukën, Qelëzin dhe Luf Qerretin. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në Nënstacionin e Fushë Arrëzit, i cili furnizon Nënstacionin e Pukës.

Grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ndërkohë, kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin rrugor, ku janë raportuar pemë të rrëzuara dhe rrëshqitje gurësh e dherash në disa akse.

Autoritetet vendore u kanë bërë apel banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e situatës. Top Channel