Lajme Zone
Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit. Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.

Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës.

Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore. Top Channel