Lajme Zone
Moti i keq, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj pas reshjeve intensive
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj pas reshjeve intensive

Reshjet intensive të shiut në zonat malore të Qarkut Shkodër kanë shkaktuar vërshime të rrëmbyeshme në disa zona të Thethit dhe Malësisë së Madhe, si pasojë e rritjes së menjëhershme të prurjeve të përrenjve dhe lumenjve malorë.

Reshjet intensive të shiut në zonat malore të Qarkut Shkodër kanë shkaktuar vërshime të rrëmbyeshme në disa zona të Thethit dhe Malësisë së Madhe, si pasojë e rritjes së menjëhershme të prurjeve të përrenjve dhe lumenjve malorë.

Sipas përditësimit të fundit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, situata në zonën e Thethit po shkon drejt normalizimit, ndërsa reshjet kanë vijuar me intensitet të ulët deri mesatar.

Megjithatë, problematikat në infrastrukturën rrugore mbeten prezente. Ura mbi Përroin e Shëut në Theth është dëmtuar, ndërsa aksi rrugor Theth–Ndërlysaj vijon të jetë i bllokuar për shkak të rënies së materialeve inerte në trupin e rrugës. Ekipet dhe mjetet e Bashkisë Shkodër ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth, me qëllim rikthimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë për banorët dhe udhëtarët.

Ndërkohë, problematika janë evidentuar edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Në fshatin Preknicaj, Njësia Administrative Shkrel, rritja e prurjeve të lumit ka sjellë prezencë të ujit në rrugën që lidh katër familje me aksin kryesor, duke vështirësuar kalimin. Autoritetet bëjnë me dije se nuk raportohet për prezencë uji në banesa.

Në bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme, pa problematika apo emergjenca të raportuara.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të mbrojtjes civile, vijon monitorimin e situatës dhe qëndron në gatishmëri për ndërhyrje në rast nevoje.

Autoritetet u kanë bërë apel banorëve dhe të gjithë drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në akset problematike, përveç rasteve emergjente, si dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve në terren.

Qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kontaktojnë strukturat e Emergjencave Civile për çdo problematikë, duke ndjekur njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet