Lajme Zone
Mot i qëndrueshëm deri të enjten, të premten rrebeshe në të gjithë vendin
EkonomiEuronews Albania

Mot i qëndrueshëm deri të enjten, të premten rrebeshe në të gjithë vendin

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë nga dita e enjte, me reshje më të dendura gjatë së premtes.

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë nga dita e enjte, me reshje më të dendura gjatë së premtes. Sipas Porjës, ditët në vijim do të karakterizohen përgjithësisht nga mot i qëndrueshëm. Mëngjesi i sotëm ka nisur i freskët, ndërsa temperaturat gjatë mesditës pritet të arrijnë deri në 28-29 gradë Celsius. “Deri të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa do të ketë rënie të lehta të temperaturave në ditët në vijim”, tha meteorologia. Ndryshimi i situatës atmosferike pritet të nisë të enjten, kur do të shtohen vranësirat. Në orët e vona të kësaj dite priten reshje të pakta në zonat veriore të vendit. E premtja pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin, të cilat në disa zona mund të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Të shtunën reshjet do të vijojnë, por me intensitet më të ulët, ndërsa të dielën pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.