Lajme Zone
Mot i kthjellët në të gjithë territorin, si parashikohet të jetë kjo e shtunë
Të tjeraTop Channel

Mot i kthjellët në të gjithë territorin, si parashikohet të jetë kjo e shtunë

Edhe gjatë ditës së shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Edhe gjatë ditës së shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të plota me diell.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë. Top Channel