Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të re organizimi, duke theksuar se “mospërgjigjja është e ndaluar në PS” dhe se drejtuesit duhet të jenë më pranë qytetarëve.
Sipas Ramës, përballja me një realitet të ri sapo ka nisur dhe kjo kërkon një qasje të ndryshme nga strukturat e partisë.
“Përballja me një realitet të ri sapo ka nisur. Mospërgjigjja është e ndaluar në PS”, u shpreh ai. Kryeministri shtoi se vija ndarëse e kësaj faze të re nuk kalon më te ata që dolën apo nuk dolën në shesh, por te aftësia e Partisë Socialiste për t’u hapur dhe për të afruar njerëz të rinj.
“Vija e re ndarëse e kësaj faze të re nuk kalon më te ata që dolën apo nuk dolën në shesh. Në anën tonë duhet të ketë hapësirë për forca të reja dhe i gjithë drejtimi i partisë duhet të fokusohet te shkrirja e kufijve”, deklaroi Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet

