Lajme Zone
‘Mos rrezikoni jetën sërish’, ministri i Jashtëm i Spanjës ua bën të qartë emigrantëve në Ceuta: Të gjithë do të kthehen në Marok
BotëReport TV

‘Mos rrezikoni jetën sërish’, ministri i Jashtëm i Spanjës ua bën të qartë emigrantëve në Ceuta: Të gjithë do të kthehen në Marok

Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares vizitoi Ceutën më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa këmbënguli se Madridi e kishte gjithçka nën kontroll, pavarësisht marrëveshjeve kufitare “më të veçanta dhe komplekse. Ai tha se Spanja ishte në dialog “të drejtpërdrejtë me autoritetet marokene për mënyrën se si mund të parandalohet një tjetër krizë kufitare.” LEXO edhe...Zjarret përpijnë mbi 20 m

Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares vizitoi Ceutën më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa këmbënguli se Madridi e kishte gjithçka nën kontroll, pavarësisht marrëveshjeve kufitare “më të veçanta dhe komplekse. Ai tha se Spanja ishte në dialog “të drejtpërdrejtë me autoritetet marokene për mënyrën se si mund të parandalohet një tjetër krizë kufitare.” LEXO edhe...Zjarret përpijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 banorë Albares gjithashtu iu drejtua emigrantëve që po konsiderojnë një tjetër përpjekje për të kaluar kufirin, duke u thënë të “mos rrezikojnë jetën, paratë apo të ardhmen e tyre përmes një përpjekjeje që është e destinuar të dështojë”. Ai tha se asnjë emigrant që kalon kufirin në mënyrë të parregullt nuk do të mund të arrijë në Evropën kontinentale ose të qëndrojë në Ceuta. Albares iu referua “dezinformimit në internet” në rrjetet sociale lidhur me një interpretim “të rremë” të një vendimi të fundit gjykate, duke theksuar se faqja e internetit e ministrisë së tij sqaron qartë se “hyrja në Ceuta ose Melilla nuk i jep askujt të drejtën për të qëndruar” dhe çdokush që kalon kufirin do të kthehet në vendin e origjinës. “Askush nuk është larguar nga qyteti drejt territorit kontinental, dhe as nuk mund ta bëjë këtë, pikërisht për arsyet që shpjegova lidhur me këtë filtër kufitar me kontroll të dyfishtë, dhe puna diplomatike që po bëjmë me Marokun ka të bëjë me kthimin e të gjithë atyre që kanë hyrë në mënyrë të parregullt. Gjithçka tjetër është lajm i rremë dhe thashetheme të nxitura nga interesa personale,” theksoi ai. Por kryetari i Ceutës, Juan Jesús Vivas, u tha gazetarëve pas takimit me Albares se deri në 10,000 persona ende ndodheshin në qytet, një situatë që ai e cilëson si “të paqëndrueshme”. Ai mirëpriti angazhimin e Albares për kthimin e të gjithë personave në Marok, por shprehu keqardhje që nuk kishte një afat kohor të garantuar për realizimin e kësaj. P.J/ReportTv.al Ceuta spanje emigrante jose manuel albares Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.1% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2268 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?