Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë koatike. Policia u vendos kordon dhe ka hedhur edhe spraj e gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur vezë drejt efektivëve. Ndërkohë, Policia e Shtetit ditën e sotme ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
