Lajme Zone
“Mos na merrni zërin!”, protestë para Kuvendit kundër hartës së re territoriale
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Mos na merrni zërin!”, protestë para Kuvendit kundër hartës së re territoriale

Qytetarë nga disa bashki të vendit janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar propozimin për ndryshimin e hartës territoriale. Protesta zhvillohet ndërsa në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet reforma e propozuar nga Partia Socialiste. Banorët dhe përfaqësuesit e disa bashkive kanë shprehur prej kohësh kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të paralajmëruara. Mes tyre janë e

Qytetarë nga disa bashki të vendit janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar propozimin për ndryshimin e hartës territoriale. Protesta zhvillohet ndërsa në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet reforma e propozuar nga Partia Socialiste. Banorët dhe përfaqësuesit e disa bashkive kanë shprehur prej kohësh kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të paralajmëruara.

Mes tyre janë edhe banorët e Divjakës, të cilët kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme duke kërkuar që qyteti të vijojë të jetë bashki më vete. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe disa bashki të tjera, të cilat kundërshtojnë bashkimin ose ndryshimin e statusit të tyre.

Në protestën para Kuvendit janë parë pankarta me mesazhe të forta, ku qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të merret në konsideratë.

“Fushë Arrëzi nuk dorëzohet”, “Mos e prekni Selenicën”, “Mos na merrni zërin, dëgjoni qytetarët” apo “Identiteti ynë nuk negociohet” janë disa prej sloganeve të shfaqura gjatë protestës.

Protestuesit kërkojnë që reforma territoriale të mos miratohet pa u dëgjuar më parë komunitetet lokale dhe kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, rrezikon të cenojë identitetin dhe përfaqësimin e bashkive të tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm