Avokati Lulzim Alushaj ka dalë në mbështetje të bojkotit të shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër rregullores së GJKKO-së. Përmes një reagimi në rrjetin Linkedin, Alushaj kundërshtoi gjobat që GJKKO po vendos ndaj avokatëve që i përmbahen bojkotit, si në rastin e avokatit Lefter Xhengo, i cili theu bojkotin për të marrë pjesë në seancën për administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja.dhe më pas iu pezullua licensa për 2 vjet nga Komiteti Disiplinior. Sipas Alushajt, vendimi i Dhomës është i detyrueshëm për të gjithë avokatët dhe moszbatimi i tij sjell pasoja disiplinore. Ai vlerëson gjithashtu qëndrimin e gjyqtares Elsa Ulliri, ndërsa i bën thirrje GJKKO-së të marrë në konsideratë praktikën e Gjykatës së Kasacionit italian, sipas së cilës pjesëmarrja në një bojkot të organizuar përbën një të drejtë kushtetuese dhe nuk mund të trajtohet si mungesë e pajustifikuar në seancë. Prej shtatorit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shpallur bojkot të seancave në GJKKO në kundërshtim të rregullores së re të kësaj gjykate, duke e cilësuar atë cenuese për ushtrimin e profesionit të avokatit. Nga ana tjetër, GJKKO ka vijuar zhvillimin e seancave, duke gjobitur avokatët që mungojnë dhe duke caktuar, në raste të caktuara, mbrojtës kryesisht për të mos bllokuar proceset gjyqësore. LEXO EDHE:Mashtrimi me Call Center-at/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos, nënë e dy fëmijëve të mitur! Postimi i plotë i Lulzim Alushajt "Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë vendosi kundërshtimin e Rregullores së nxjerrë nga GJKKO që prekte të drejtat e Profesionit të Avokatisë dhe vetë ushtrimin e profesionit duke vendosur bojkotin e të gjitha seancave pranë asaj Gjykate dhe më tej edhe bojkotin e seancave të vleftësimit të arrestit dhe masave të sigurimit. Respektimi i këtij vendimi është detyrues për të gjithë Avokatët që ushtrojnë Profesionin e Avokatit në Shqipëri, për këtë arsye, ndaj edhe zbatimi i tij është ndjekur me përpikmëri nga të gjithë kolegët. Ndërkohë vetë GJKKO filloi aplikimin e sanksioneve me gjobë për çdo Avokat që nuk paraqitej në seancë duke mos e konsideruar Vendimin e KP të DHKA-së si shkak i ligjshëm për të shtyrë seancën. I vetmi rast që vlen të përmendet si kurajoz dhe i drejtë, të paktën në dijeninë time, është i Gjyqtares së GJKKO Znj. Elsa Ulliri e cila ka dalë me vendim kundër kolegëve të saj për sa i përket aplikimit me gjobë në kushtet kur nga moszbatimi i vendimit të Dhomës rrezikohet procedimi disiplinor në DHKA dhe heqja e licenës profesionale ndaj Avokatit që nuk zbaton vendimin. Gjyqtarët e GJKKO, përpara se të krijojnë preçedentin e parë botëror të bllokimit permanent të shërbimeve gjyqësore (të mos harrojmë dhënia e drejtësisë është në radhë shërbim publik) ndaj personave që përfshihen në gjykime në atë Gjykatë duke krijuar alibinë e konfliktit me Avokatinë, të jenë shumë të kujdesshëm të mos krahasojnë sistemin shqiptar të drejtësisë me vende si India dhe Brazili (e kanë bërë realisht në vendimet e gjobave ndaj Avokatëve) që as i njohin dhe as dinë si funksionojnë. Duke qenë se GJKKO ka një super strukturë dhe staf të mirëpaguar, ti caktojnë detyrë të lexojnë vendimin nr. 40187, datë 27 mars 2014, të Seksioneve të Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit italian, datë 29 shtator 2014 dhe të kuptojnë një herë e mirë që “citim nga vendimi: aderimi dhe zbatimi i bojkotit përbën një të drejtë të mirëfilltë për abstenim, të mbrojtur në nivel kushtetues, dhe jo thjesht një liri, me kusht që të respektohen dispozitat e zbatueshme”. Seksionet e Bashkuara kanë njohur gjithashtu fuqinë detyruese, edhe ndaj gjyqtarit, të normave të Kodit të Vetërregullimit të bojkotit të Avokatëve nga Seancat Gjyqësore, duke saktësuar se balancimi ndërmjet interesave të ndryshme kushtetuese kryhet në mënyrë të përgjithshme nga vetë kuadri normativ. Për rrjedhojë, abstenimi nuk mund të trajtohet si një mungesë e thjeshtë dhe e pajustifikuar e mbrojtësit." U.D/Shqiptarja.com TAG: GJKKO Dhoma Kombëtare e Avokatisë Lulzim Alushaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 2405 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

